FOTO: Atdhe Mulla

SBAShK-u e quan të ‘ngutshëm’ vendimin MAShT-it për kompensimin e orëve të humbura

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, vendimin e ministrit të MAShT-it për kompensimin e orëve të humbura nga greva e quan “të ngutshëm”.

Jasharaj në një përgjigje për KALLXO.com thotë se ministri Bytyqi është dashur të konsultohej së pari me Sindikatën e mësimdhënësve para se të dilte me ketë vendim.

“Ministri është dashur të konsultohet me ne, dhe ne prapë qëndrojmë prapa asaj që për kompensimin e orëve pyeten mësimdhënësit. Ne jemi duke bashkëbiseduar me ta, dhe konstatoj se ministri nuk është dashur të dalë me një vendim pa u konsultu me ne, pasi që tek e fundit mësimdhënësit janë ata qe i mbajnë orët ose jo”, theksoi Jasharaj.

Ai thotë se vendimi për zëvendësimin e orëve u takon mësimdhënësve.

“Konsideroj që vendimet qe merren vetëm nga njëra palë nuk ndikojnë shumë pozitivisht. Është dashur të ulemi bashkë, pavarësisht që mësimdhënësit e kanë shprehur gatishmërinë vazhdimisht për zëvendësimin e orëve dhe ata është dashur vendosur”, është shprehur kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

https://kallxo.com/ministria-e-arsimit-merr-vendim-per-kompensimin-e-oreve-te-humbura/

www.kallxo.com