Foto: Kallxo.com

SBAShK merr vendimin për grevën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) vendosi sot që greva e arsimtarëve të vazhdojë.

Në takimin e Këshillit Drejtues të Sindikatës, në mënyrë unanime u vendos për vazhdimin e grevës.

“Oferta e Kryeministrit dhe Komisionit Paralmentar nuk pranohet për dy shkaqe sepse oferta është e ulët. Ne jemi të gjithë bashkë të gjitha nivelet e arsimit, prandaj çdo zgjidhje do ta analizojmë për të gjithë. I mbetet qeverisë të sjellin një ofertë shumë më ndryshe, një ofertë të jenë të gjithë të punësuarit e arsimit”, tha Jasharaj.

“Grevat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave tona. Këshilli Drejtues dhe anëtarët njëzëri u pajtuan që të vazhdojë greva në arsim”, shtoi Jasharaj.

https://kallxo.com/shkollat-e-decanit-junikut-e-mamushes-megjithate-ne-greve/