Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës(SBASHK) në takim me kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar

SBAShK mbledh nesër Këshillin Drejtues për kompensimin e orëve

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Kulturë dhe Shkencë (SBAShK) nesër do të mbledh Këshillin Drejtues për të diskutuar lidhur me mundësinë e kompensimit të orëve dhe debatin që është mbajtur javën e kaluar në Komisionin për Arsim.

“Ju informojmë se nesër me datë 09.04.2019 ( e marte) në ora 11:00, do të mbahet mbledhja  e Këshillit Drejtues dhe Kryetarëve  të Niveleve Komunale si dhe të Universiteteve për të diskutuar lidhur me takimin me ministrin Bytyqi dhe debatin me Komisionin Parlamentar për Arsim”, thuhet në një njoftim për media.

Tutje SBAShK thotë se në këtë takim të Këshillit Drejtues do të merret një vendim konkret për orët e humbura.

“Jeni të mirëseardhur ta përcjellin këtë takim nga i cili do të dalin vendime konkrete lidhur me çështjet e ngritura. Takimi mbahet në sallën  e takimeve në Qendrën e studentëve, tek zyret e SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.

Vazhdon të jetë e paqartë nëse nxënësit kosovarë do të zëvendësojnë tre javë të humbura të mësimit gjatë grevës së mësimdhënësve në janar.

Që nga koha kur greva e mësimdhënësve -e iniciuar nga kërkesa për rritje pagash-  u ndërpre, Sindikata e Bashkuar për Arsim dhe Ministria e Arsimit filluan luftën lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura.

Por për kompensimin e tyre nuk u gjet një zgjidhje as dje kur këto palë u bënë bashkë për diskutim në Komisionin Parlamentar për Arsim, javën e kaluar.

Të dy palët premtuan që do të gjejnë një mundësi për kompensimin e tyre.

“Hallakama” për kompensimin e orëve të mësimit

www.kallxo.com