Lideri opozitar armen, Nikol Pashinian - Foto: REL/Reuters
Sapo u zgjodh kryeministër, rindez konfliktin me Azerbajxhanin
Parlamenti armen ka zgjedhur sot kreun e opozitës, Nikol Pashinian, si kryeministër të ri të vendit.
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit kritikoi sot deklaratat e kryeministrit të ri armen, Nikol Pashinian për zgjidhjen e mosmarrëveshjes territoriale për rajonin Nagorno-Karabah.
Pak pasi u emërua kryeministër, Pashinian tha se do të udhëtojë në rajon që kishte qenë nën kontrollin e forcave etnike armene për më shumë se dy dekada.
Nikol Pashinian është njëri nga politikanët e vendit, që në vazhdimësi ka shpalosur anën e tij nacionaliste.
Dy vendet fqinje, Armenia edhe Azerbajxhani janë në konflikt ë vazhdueshëm që nga shpërbërja e ish-BRSS-së, ku në shumë raste kanë pasur edhe konflikte të armatosura, për kontrollimin e Nagorno-Karabahut. /21Media