Sami Lushtaku - Foto: KALLXO.com

Sami Lushtaku rizgjidhet kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj me mbi 90 për qind të votave

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është zgjedhur përseri kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lushtaku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke njoftuar së me mbi 90 për qind të votave ka arritur të fitojë edhe një mandat. 

“Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90% të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Do të jem kryetar i të gjithëve”, ka shkruar Lushtaku.

Rikandidimin për të parin e degës së kësaj partie, Lushtaku e kishte quajtur si vullnet i anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj.

Ish-komandanti i UÇK-së është pjesë e PDK-së prej themelimit.

Sami Lushtaku është ftuar për intervistim nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për krime lufte në Kosovë.

https://kallxo.com/sami-lushtaku-kandidon-per-kryetar-dege-te-pdk-se/

www.kallxo.com