Drejtori i Shpend Ahmetit: Kiflet duhet të zëvendësohen me diçka më të shëndetshme 

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, tha se qumështi që Komuna e Prishtinës shpërndan për fëmijët nëpër shkolla është një vakt shumë i shëndetshëm por sipas tij mangësi ka në kiflet që në përmbajtje nuk janë të pasuruara me vlera ushqyese.

“Është e vërtetë, kifleja ka karbohidrate më shumë dhe nuk janë të këshillueshme, për këtë jemi duke punuar. Takimin e parë që e kam pasur me Kryetarin e kam potencu që me ato para që i kemi në vend të kifles të zëvendësojmë me diçka tjetër, një mollë, një banane, ndonjë pite me diçka tjetër, por duhet me bo meny” tha ai.

Salihaj foli edhe për përvojën e tij si drejtor i një shkolle private në të cilën është shërbyer ushqimi.

Ai tha se ka pasur problem me nxënës që janë mësuar të ushqehen me vakte të pashëndetshme por sipas tij problemi më lehtë zgjidhet kolektivisht. 

Emisionin “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

www,kallxo.com