Sali Berisha - Foto: Facebook/SaliBerisha
Sali Berisha: Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner
23.5.2019 - 23:04
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk e ka mohuar se regjimi i tij e ka arrestuar presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin.
Berisha tha në emisionin “Opinion” të TV Klan se Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner.
“Hashim Thaçi banonte në një dhomë me gazetarin Ali Uka, i cili u gjet i vrarë. Thaçi është thirrur për Ali Ukën”, tha Sali Berisha.
Këto komente ish-kryeministri shqiptar pasi presidenti Thaçi e quajti atë bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviqit.