Arkiv: Sali Asllanaj ne Debat Pernime foto KALLXO.com

Sali Asllanaj: Aktakuza ndaj meje e paqëndrueshme

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, dhe dy të dyshuarve tjerë në një rast që ka të bëjë me transportin e nxënësve në këtë komunë.

Në lidhje me këtë rast, Asllanaj tha për KALLXO.com se kjo aktakuzë është e paqëndrueshme, pasi sipas tij komuna e ka pasur për detyrë të sigurojë transportin e nxënësve të fshatit Nishor.

“Prokuroria e ka hapur këtë rast për një kontratë me një OJQ në lidhje me transportin e nxënësve të fshatit Nishor. Unë mendoj se hapja e kësaj aktakuze është e paqëndrueshme sepse ne e kemi pasur për detyrë t’i sigurojmë transportin këtyre nxënëse nga fshati”, tha Asllanaj.

Aktakuza ndaj Sali Asllanajt dhe dy të dyshuarve të tjerë është ngritur sot, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Kallxo.com ka raportuar në lidhje me këtë aktakuzë të ngritur:

https://kallxo.com/aktakuze-ndaj-sali-asllanajt-per-transportin-e-nxenesve/

.