Foto: RTV 21

Më i Sakti Deputeti më i Moshuar

Deputeti më i moshuar i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci nga Vetëvendosja vazhdon të jetë më i përpikti sa i përket prezencës në seancat e Kuvendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është i pari që ka hyrë në sallën e Kuvendit sot.

Sot pritet të mbahet seanca për demarkacionin e cila duhej të niste në orën 10:00.

Kjo është përpjekja e tretë e Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e seancës për demarkacionin, pasi javën e kaluar ka dështuar mbajtja e dy seancave të parapara me këtë rend dite.

Lista Serbe dhe Vetëvendosja deri tani janë dy partitë që janë deklaruar kundër votimit të marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin.