Foto: KALLXO.com

Sa i Morën sot Deputetët Buxhetit të Shtetit Vetëm me Mëditje?

Megjithëse u mblodhën për të nxjerrë një rezolutë të përbashkët pas arrestimit të liderit të AAK-së në bazë të një fletarresti serb, deputetët e koalicionit qeveritar dhe opozitës dështuan në këtë mision.

Dështuan ta votojnë, por jo edhe ta përmbushin një mision tjetër- atë të përfitimit nga seancat ku marrin pjesë

Veç pagës bazë që arrin rreth 1,500 euro, secili nga deputetët pjesëmarrës në seancë do të marrë edhe mëditjen “e jashtëzakonshme”.

Një deputet merr 120 euro mëditje për një seancë. E për 83 të tillë, aq sa ishin prezentë në momentin e votimit të rezolutave për Haradinajn, i kushtuan arkës së shtetit 9,960 euro.

Kjo është mëditja e parë e deputetëve për vitin 2017, e të tjera i presin pas 16 janarit, atëherë kur kuvendi nisë punën në sesionin e ri.