Ndërtesa në Hagë ku është vendosur Gjykata Speciale

Sa ditë më herët duhet të aplikojnë për vizë të ftuarit e Gjykatës Speciale?  

Prokurorja e Gjykatës Speciale, Natasha Vicary – Roeder ka kërkuar nga të ftuarit për intervistë që të dorëzojnë kopjen e pasaportës së paku 21 ditë para datës së paraqitjes së tyre në Hagë.

“Merrni parasysh që në përgjithësi banorëve të Kosovës u kërkohet vizë për të udhëtuar në Holandë. Zyra e Prokurorit të Specializuar është e gatshme t’ju ndihmojë në përgatitjet logjistike dhe për të siguruar dokumentet e nevojshme”, thuhet në thirrjen për Gjyq.

Për të siguruar kryerjen në kohë të procedurave lidhur me udhëtimin, Zyrës së Prokurorit të Specializuar i nevojitet një kopje e skanuar e pasaportës së të ftuarve.

Gjatë këtyre ditëve Gjykata Speciale ka ftuar për intervistë Rrustem Mustafën, Remzi Shalën i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin i njohur si komandant ‘Dini’, Safet Syla.

Thirrje në Gjyq dhe Urdhër për të paraqitur dokumente dhe të dhëna