Burimi: Shutterstock, 28.05.2019

Rusia për aksionin në veri: Një tjetër provokim i Prishtinës

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë e ka quajtur provokim të radhës aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në komunat veriore, raporton n1.info.

Tutje media serbe, thotë se ministria ruse u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë në mënyrë, që sipas tyre të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit mes dyja vendeve.

“Aksioni i forcave speciale kosovare në komunat serbe vlerësohet të çojë në një përshkallëzim të tensioneve ndëretnike”, thuhet në reagimin e Rusisë.

Ata shtuan se provokimi i shqiptarëve ndaj serbëve në Kosovë është një pasojë e drejtpërdrejtë e lehtësimit afatgjatë nga ana e BE-së dhe SHBA-së.

Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit ka marrë një aksion në komunat veriore ku ka arrestuar disa persona me dyshimin për kontrabandë dhe krim të organizuar.

Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë ku ka pasur edhe të plagosur.

https://kallxo.com/fotogaleri-aksioni-i-policise-se-kosoves-ne-zubin-potok/

https://kallxo.com/kadri-veseli-viziton-policet-e-plagosur-ata-jane-trima-te-kosoves/