Foto-ilustrim

Rusi: Rrëzohet Aeroplani- Shpëton një Vajzë

Autoritetet e Rusisë thonë se nga rrëzimi i një aeroplani në Lindjen e Largët të këtij vendi, janë vrarë 6 vetë, dy pilotë dhe katër ushtarë, ndërsa ka shpëtuar një vajzë katërvjeçare.

Kjo përplasje ka ndodhur sot afër qytetit Nelkan, që është 1 mijë kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Khabarovsk.

Aeroplani ishte me dy motorë të tipit, L-410, prodhim i Çekisë dhe ishte pronë e kompanisë rajonale ajrore në Khabarovsk.

Për nesër në këtë rajon është shpallur ditë zie për viktimat e përplasjes së aeroplanit.

Për këtë incident kanë filluar hetimet.