Foto: Kallxo.com

Rusi Mikhail Krasnoshchenkov shpallet person 'Non Grata'

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur rusin Mikhail Krasnoshchenkov person ‘Non Grata’.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Si përmes një publikimi në Facebook ka thënë se ky vendim i ministrisë ka ardhur pas hezitimit të UNMIK-ut për të hequr imunitetin e zyrtarit dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore

“Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur dje zyrtarin e UNMIK-ut me shtetasi ruse si persona non-grata. Kjo vjen pas hezitimit të UNMIK-ut për të hequr imunitetin e zyrtarit dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore.

Në të njëjtën kohë një ditë më parë për shkak të deklaratave të saj raciste, Kryeministres serbe Ana Brnabic i është ndaluar përgjithmonë hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të ngurrojë të ndërmarrë masa të tilla në çdo moment kur janë në pyetje interesat kombëtare të Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.

https://kallxo.com/haradinaj-kerkon-te-shpallet-person-i-padeshirueshem-rusi-mikhail-krasnoshchenkov/

.