Ruairi O'Connell, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Ruari O'Connell do të përshëndetet me Kosovën, në shtator Ambasadori i ri

 Ruairi O’ Connell do të zëvendësohet nga Nicholas Abbott

Nga shtatori i këtij vitit ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë nuk do të jetë Ruairi O’ Connell, për shkak të përfundimit të mandatit.

O’ Connell do të pasohet nga Nicholas Abbott.

Faqja e Qeverisë Britanike ka njoftuar se O’Connell do të shërbejë në një mision tjetër diplomatik.

“Z. Nicholas Abbott është emëruar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës në vazhdim të Z. Ruairi O’Connell, i cili do të transferohet në një tjetër emërim të Shërbimit Diplomatik. Z. Abbott do të marrë emërimin e tij gjatë shtatorit 2019”, thuhet në njoftim.