Foto: Ilustrim

Rryma Mbyt Punëtorin në Obiliq

Një person ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën teksa ishte duke punuar. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje paradite në Obiliq.

Vdekjen e personit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në QKUK.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Këtë rast policia po e trajton si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në punë.