Trotuaret në Prishtinë

Rrugët e pastruara, tani sfidë mbeten trotuaret (FOTO)

Bora që ka rënë gjatë ditës së djeshme e vështirësoi qarkullimin e automjeteve nëpër rrugët e Prishtinës dhe vendbanimeve tjera të Kosovës.

Por një përmirësim i lehtë i motit gjatë ditës së sotme u ka bërë të mundur kompanive të mirëmbajtjes që të përkujdesen për një pastrim më të mirë të borës nëpër rrugë.

Por përderisa rrugët duken të pastruara, tani sfidë për qytetarët mbeten trotuaret.

Këmbësorët janë duke hasur vështirësi në qarkullim në trotuarin afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi të borës e cila ende i mban të mbuluara trotuaret.

 

 

Trotuaret në Prishtinë
Trotuaret në Prishtinë