Rruga Mitrovicë- Leposaviq pritet të zhbllokohet sot pasdite

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për lirimin e rrugës Mitrovicë-Leposaviq si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve.

Kjo ministri, përmes një komunikate, ka thënë se rruga do të jetë e qarkullueshme në pasditen e sotme.

“Ministria e Infrastrukturës, me të marrë informatat e para për këtë situatë, ka reaguar, fillimisht në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, ka ndërprerë lëvizjen e pjesëmarrësve në komunikacion në ketë pjesë, për të parandaluar ndonjë aksident dhe poashu ka nxjerrë në teren kompaninë e mirëmbajtjes, e cila është duke e bërë sanimin e kësaj situate dhe në bazë të informatave të fundit nga tereni, rruga M 22.3 do të jetë e qarkullueshme në pasditen e sotme”, thuhet në komunikatë.

Sipas MI, është bërë vendosja e masave të betonit qe të mos përsëritet situata e njëjte.

“Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë po ashtu edhe hapa të tjerë që të mos përsëritet situata e njëjtë, duke vendosur elemente të parafabrikuara (masa të betonit) që do të parandalojnë rrëshqitjen në të ardhmen”, ka thënë MI.

https://kallxo.com/bllokohet-rruga-mitrovice-zveqan-foto/