Arkiv = Foto: KALLXO.com

Rruga e vdekjes, Suharekë - Duhël 8 të vdekur për 9 muaj

Rrugët e fshatit Duhël në Suharekë, ka disa muaj që po përjetojnë aksidente të ndryshme të cilat kanë për pasojë edhe humbje jetësh në atë zonë.

Sot tre të rinj kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe kamioni.

Në janar të këtij viti, kishte ndodhur një aksident tjetër mes dy veturash ku ishin lënduar katër persona, dy fëmijë dhe dy të rritur.

Ndërkaq me 21 tetor të vitit 2018, kishte ndodhur edhe një aksident mes dy veturash, ku ishin lënduar dy persona.

Me 8 korrik të po atij viti, një familje pesë anëtarëshe ishte shuar si pasojë e përplasjes mes një veture dhe autobusi në magjistralen Duhël-Suharekë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për aksidentet që kanë ndodhur në këtë zonë.

https://kallxo.com/tre-te-vdekur-ne-aksidentin-ne-duhel/

 

https://kallxo.com/aksidenti-ne-duhel-ka-te-lenduar-edhe-femije/

 

https://kallxo.com/dy-te-lenduar-ne-aksidentin-ne-duhel/

 

https://kallxo.com/u-jepet-lamtumira-pese-anetareve-e-familjes-sadikaj/

 

.