Rruga e plasaritur Lipjan- Magurë | Foto: RTV 21

Rruga e Asfaltuar Prishet për Tre Muaj (Video)

Gropat janë krijuar në rrugën Lipjan- Magurë vetëm tre muaj pasi 10 kilometrat e saj u asfaltuan.

Projekti i asfaltimit të kësaj rruge i ka kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës 1 milion e 164 mijë euro.

Rtv21.tv ka matur trashësinë e saj në një vend ku është krijuar një gropë dhe nuk i ka dalë më shumë se 4 centimetra, ndërsa duhet të jetë 10.

Qytetarët thonë se punimet nuk po kryhen si duhet, ndërsa kryetari i Lipjanit u jep të drejtë atyre.

Ministria e Infrastrukturës premton sanimin e rrugës që çon edhe drejt aeroportit të Prishtinës.