Uta Ibrahimi në majen e malit Everest.
Rruga dhe Sfidat e Uta Ibrahimit Deri në Maje të Botës
Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, sjell për herë të parë rrëfimin e detajuar të Flutura Ibrahimit, e njohur si Uta.
Uta solli ekskluzivisht për ‘Jeta në Kosovë’, xhirimet amatore për disa nga momentet më interesante që i kishte përjetuar gjatë rrugës deri kur arrin ‘pushtimin’, e Malit Everest si pika më e lartë në botë në lartësi prej 8848 metra.
Këtë udhëtim, Uta e arriti në tentimin e dytë më 22 maj meqenëse paraprakisht udhëtimin ia kishte pamundësuar moti i keq.
Në xhirimet e Utës dokumentohet momenti kur ajo lëndohet nga rrëzimi gjatë ngjitjes.
Për të arritur shërimin e dy gishtave që i kanë rrjedhë gjak në Himalaje asaj i duhet të zbresë nga lartësia ku kishte mbërritur për shkak se mbyllja e plagëve në atë lartësi.
Po ashtu mund të ndiqni frikën e Utës kur në malin më të lartë pati shembje gurësh që i rrezikuan jetën.
E nga arritja në maje , shihni edhe momentin e valëvitjes së flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës në maje të botës.
“Dy flamuj i mbaj në zemër me vete, sepse është flamuri i kombit dhe është flamuri i shtetit tim… besoj në dy flamujt”, tha Uta.
Përveq kësaj në emisionin e sotëm, u diskutua edhe tema e luftimit të radikalizmit dhe dëmet milionëshe në Kosovë.
Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.