Rrufeja Godet Kishën, 16 të Vdekur

Kisha adventiste e krishterë në Ruandë është goditur dje nga një rrufe, e cila vrau 16 njerëz dhe plagosi 140 të tjerë, tha sot guvernatorja e krahinës jugore Rouz Murashjankvano.

Ajo tha se 140 besimtarë u plagosën dhe u dërguan në një spital dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Shumica e viktimave vdiqën menjëherë kur rrufeja goditi kishën në lagjen jugore të Nyaruguru, tha kryetari i bashkisë lokale Habitegeko Francois për AFP.

Rrufeja gjithashtu vrau një student në këtë zonë të premten./21Media