Foto: Ilustrim

Rrufeja e Vret Bariun

Policia e Kosovës ka njoftuar se një bari ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja në një fshat të Dragashit, sot në orët e mbrëmjes.

Në të njëjtën kohë, goditja e rrufesë ka vrarë edhe 13 dele.

Hazir Berisha, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, tha se rreth orës 21:00 një qytetar e ka informuar policinë së vëllai i tij, S. H. 40 vjeç, bari delesh, ishte goditur nga rrufeja në bjeshkët e fshatit Kuklibeg të Dragashit.

“Pas pranimit të informacionit, njësite të policisë dhe të emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konfirmuar rastin. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që trupin  e pa jetë ta marrin familjarët”, tha Hazir Berisha.