Foto: Ilustrim

Rrokulliset me Traktor, Vdes Vitiasi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tragjik që ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në një fshat të Vitisë.

Sipas raportit të përditshëm policor, një person nga pakujdesia është rrokullisur me traktor në pyllin e fshatit.

Incidenti ka ndodhur pasi viktima e kishte ngarkuar traktorin me dru.

Në vendin e ngjarjes viktima kishte pësuar lëndime trupore, nga të cilat ai ka vdekur në QKUK.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore.