Gjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Foto: Kallxo.com
Rrjeti i Grupit të Grave Reagon për Vendimin e Rastit të Vrasjes së Donjeta Pajazitajt
Rrjeti i Grave ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt. Gjykata e Pejës me vendimin e saj liroj nga akuza Naser Pajazitin të akuzuarin për këtë vrasje.
Në njoftimin e tyre RrGK ka kërkuar që hetimi të vazhdoj.
“RrGK përsëri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të vazhdojnë hetimin në lidhje me vrasjen e Donjeta Pajazitit. RrGK beson që vetëm me vendime të drejta organet e drejtësisë mund të ndikojnë në uljen e dhunës, respektivisht krimit. Ngritja e përgjegjësisë institucionale gjatë trajtimit të dhunës me bazë gjinore do të rrisë raportimin e këtyre rasteve, duke u siguruar të ketë drejtësi, mbrojtje dhe rehabilitim për rastet e dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftimin e RrGK-së.
Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore të Pejës pasi kjo e fundit e ka shpallur të pafajshëm të akuzuarin e vetëm, Naser Pajazitajn për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015.
http://kallxo.com/gjykata-merr-vendimin-per-rastin-e-vrasjes-se-donjeta-pajazitajt/
Priendërit e Donjeta Pajazitajt, kanë reaguar me emocione pas vendimit të Gjykatës së Pejës, e cila e shpalli të pafajshëm Naser Pajazitajn, të akuzuarin e vetëm për vrasjen e vajzës nga Strellci i Deçanit.
http://kallxo.com/video-prinderit-e-donjetes-te-revoltuar-vendimin-e-gjykates/
Vëllai i Donjeta Pajazitajt, nga mllefi për vendimin e Gjykatës u arrestua pasi shqelmoi derën e gjykatës.
http://kallxo.com/arrestohet-vellai-donjeta-pajazitajt/