Pamjee e një aksidenti të mëhershëm - Foto: KALLXO.com

Rritje e Frikshme e Numrit të Aksidenteve

Gjatë muajve janar-qershor në territorin e Kosovës, sipas Policisë, kanë ndodhur 8,285 aksidente në komunikacion.

Prej këtyre aksidenteve, 46 kanë qenë me fatalitet, në të cilat me jetë e kanë pësuar 50 qytetarë.

Po ashtu, sipas statistikave të Policisë, në këto aksidente janë lënduar 5,400 qytetarë, e me dëme materiale kanë përfunduar 5,500 prej tyre.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në këtë gjysmëvit numri i aksidenteve është për 902 më i lartë.

Të kontaktuar nga KALLXO.com, Policia e Kosovës thekson se janë duke marrë vazhdimisht masa konkrete për ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, si në aspektin parandalues ashtu edhe në aspektin vlerësues.

http://kallxo.com/rruga-e-400-aksidenteve-brenda-nje-viti/

Policia njofton se ka filluar një plan të veçantë që ka të bëjë me përdorimin e veturave zyrtare të policisë pa shenja policore me qëllim të vëzhgimit të pjesëmarrësve në trafik.

“Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe shtimit të sigurisë ne trafik, tani kemi filluar një plan policor të veçantë, i cili ka të bëjë me përdorimin e veturave zyrtare pa shenja policore (dukje si vetura civile) me qëllim të vëzhgimit të pjesëmarrësve në trafik dhe marrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të Ligjit të trafikut të cilët bëjnë kundërvajtje në trafik”, thekson Policia në përgjigjen për KALLXO.com.

Në përgjigje më tutje thuhet se shkaqet e aksidenteve të shumta janë tejkalimi i shpejtësisë, mosmbajtja e distancës, por edhe gjendja teknike e automjeteve. Por,  faktor kryesor për këto aksidente, thekson Policia, është faktori njeri.

“Referuar analizave policore në të shumtën e rasteve është konstatuar se deri te aksidentet kanë çuar: tejkalimi i shpejtësisë, mosmbajtja e distancës (pra mosrespektimi i dispozitave që dalin nga Ligji mbi sigurinë në komunikacionin rrugor), gjithashtu edhe gjendja teknike e automjeteve dhe kushtet e rrugës janë ndër faktorët e tjerë kontribues. Por, e ritheksojmë që faktori kryesor për shkaktimin e aksidenteve mbetet faktori njeri”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

http://kallxo.com/vdes-21-vjecari-11-te-tjere-te-lenduar-ne-aksidentin-e-sotem/

 

http://kallxo.com/kater-te-lenduar-ne-aksident-afer-klines/

http://kallxo.com/nje-vdekur-ne-aksident-trafiku-2/