Foto: Tweeter

Rritet Numri i Viktimave të Atentatit në Nice

Atentati, “me karakter terrorist” siç e quajti presidenti i Francës, François Hollande, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, pak kohë pas shkrepjes së fishekzjarreve për të shënuar përfundimin e festës kombëtare franceze.

Mediat franceze njoftojnë se Qeveria franceze ka formuar një celulë krize, gjatë të cilës, mbrëmë, presidenti Hollande ka njoftuar për vazhdimin edhe për tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Ndërkohë që ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për atentatin, në kamionin që e ka shkaktuar këtë tragjedi janë gjetur dokumentet e një francezi me origjinë tuniziane, i cili jeton në Nice.