Rritet çmimi i naftës

Çmimet e naftës u rritën sot me më shumë se 3.0% duke arritur nivelin më të lartë që nga nëntori 2018, pas një raporti që Uashingtoni do të njoftojë se të gjithë blerësit iranianë të naftës duhet të ndalojnë importimin ose do të përballen me sanksionet e SHBA-së.

Çmimi i naftës “brent” të Detit të Veriut u rrit me mbi 3% në mbi 74 dollarë për fuçi këtë mëngjes, ndërkohë që çmimi i naftës “së lehtë” amerikane WTI u rrit me rreth 2.3% në 65.49 dollarë për fuçi. Kjo rritje e çmimeve pasoi raportin e Washington Post-it, sipas të cilit sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të njoftojë se më 2 maj, Departamenti i Shtetit nuk do të bëjë përjashtime për sanksionet kundër Iranit ndaj çdo vendi që aktualisht importon naftë të papërpunuar iraniane.

Çmimet e naftës “brent” u rritën me më shumë se 33% këtë vit, ndërsa nafta amerikane WTI u rrit me më shumë se 40%. Në nëntor 2018, SHBA kanë rinovuar sanksionet mbi eksportet e naftës të Iranit pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte vendosur të tërhiqej në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore.

Foto-ilustrim

Gjykata e Prishtinës e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për Amir Osmanin dhe Mentor Beqirin, të cilët dyshohen për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë.

Amir Osmani gjithashtu dyshohet edhe për veprën tjetër penale – armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të publikuar, paraburgimi është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se e ky institucion ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit andaj nëse dy të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të jenë të paarritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tyre dhe kjo do të vështirësonte përfundimin me sukses të kësaj procedure.

Po ashtu, sipas njoftimit, të pandehurit Mentor Beqiri dhe Amir Osmani nëse do të jenë në liri mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale ose do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar te të pandehurit e tjerë, bashkëpjesëmarrësit të cilët janë në arrati, gjithashtu mund të ndikojnë edhe te dëshmitarët e rastit.

Amir Osmani dhe Mentor Beqiri janë arrestuar më 16.04.2024 në Graçanicë.

Sipas raportit policor në datën e lartcekur, rreth orës 15:00, nga një veturë në lëvizje me shpejtësi të madhe është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër, po ashtu në lëvizje. Më pas është shkaktuar aksident mes dy veturave.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast e ka takuar të dyshuarin në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë, të cilën thuhet se e kishte me leje.

Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja të armës së zjarrit.

Raportimet paraprake të Kallxo.com lidhur me këtë rast mund t’i lexoni duke klikuar këtu.