Ilustrim

Rritet çmimi i bukës edhe në Kaçanik

Pas rritjes së çmimit  të bukës në Komunën e Prizrenit, komuna e dytë që bën këtë rritje të çmimit  të bukës është Kaçaniku.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com furra dhe Pizzeria “Era”, një punëtore në kushte anonimiteti.

“Po është rrit çmimi  i bukës, u kan 25 cent e tash është bo 35 cent”, tha shkurt.

KALLXO.com kishte raportuar dje për rritjen e çmimit  të bukës në Prizren, ku çmimi  i bukës në këtë qytet ka qenë 30 centë dhe është bërë 40 centë.

Gjithashtu për rritjen e çmimit  të bukës kishte reaguar edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, (AKK), Valon Prestreshi.

Prestreshi kishte thënë se që nga sot grupi punues i hetueseve për monitorimin e çmimeve te produkteve te cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja.

 

https://kallxo.com/prestreshi-duhet-te-monitorohen-cmimet-e-produkteve-nga-serbia-dhe-bosnja/

 

https://kallxo.com/prestreshi-rritja-e-cmimit-te-bukes-shkelje-e-ligjit-per-mbrojtjen-e-konkurrences/

 

https://kallxo.com/shtrenjtohet-buka-ne-prizren/

.