Rritet Bruto Produkti Vendor

Këtë rritje Bruto Produkti Vendor e ka arritur në tremujorin e tretë të vitit 2015 që përfshin periudhën korrik-shtator të vitit të kaluar.

Rritja ka ndodhur në bazë të qasjes së prodhimit dhe shpenzimeve në çmimeve aktuale dhe çmimeve të periudhës paraprake.

Bruto Produkti Vendor Bruto (BPV) ka shënuar rritje në 4 për qind në tremujorin e tretë të viti 2015, sipas qasjes.

Kjo u bë e ditur me publikimin e statistikave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Ndërtimtaria, Industria nxjerrëse  dhe veprimtaritë shërbyese ishin aktivitete ekonomike që shënuan rritje për dallim nga administrata publike që ishte me rënie

“BPV në TM3 të vitit 2015 shënon rritje reale për 4.0%,në krahasim me TM3 të vitit paraprak. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: ndërtimtaria 25.8, Industria nxjerrëse, 20.5%, hotelet dhe restorantet 17.1%, ndërsa rënie kishte në administratën publike (7.3%),” thuhet në raportin e ASK-së.

Për nga shpenzimet, sipas këtij raporti me 23.4 për qind ka pasur rritje në formimin e kapitalit bruto, ndërsa rënie ka pasur në shpenzimet qeveritare në 6.3 për qind.

Bruto Produkti Vendor (BPV) paraqet perfomancën ekonomike të një vendi për një periudhë të caktuar kohore.