Foto-ilustrim | Ambientet e brendshme të një shkolle

Rrihet Nxënësi në Korridor të Shkollës

Policia në raportin e përditshëm njofton se ka arrestuar një person në Caparc të Prizrenit nën dyshimin se i arrestuari sulmoi fizikisht një nxënës .

I arrestuari sipas policisë së pari e nxori nxënësin nga klasa e tij, e pastaj e sulmoi fizikisht në korridor të shkollës.

Për policinë shkak i aksidentit është një mosmarrëveshje mes nxënësit të sulmuar dhe një nxënësi tjetër.

“Dyshohet se shkak i incidentit është një mosmarrëveshje e mëhershme në mes të viktimës dhe një familjari të dyshuarit po ashtu nxënës i kësaj shkolle”, thuhet në raportin policor.

Nxënësi i sulmuar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Të arrestuarit prokurori ia ka caktuar ndalimin policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dhunës në shkolla.

http://kallxo.com/theret-21-vjeci-ne-oborr-te-shkolles/

http://kallxo.com/dy-te-mitur-te-dyshuar-per-therjen-afer-shkolles/