Rrëzohet aeroplani, bie mbi aeroplanin tjetër

Një aeroplan i kompanisë ajrore  EasyJet i cili ishte  nisur për në Londër u rrëzua mbi një aeroplan tjetër në pistën e aeroportit në Amsterdam këtë mëngjes.

Aeroplani Airbus A320 u përplas me një avion të tipit Boeing i cili ishte i parkuar në pistë.

Sipas raportimit të së përditshmes ‘The Sun’  pasagjerët thanë se krahu i Airbus ishte vendosur në bishtin e avionit KLM, i cili duhej të fluturonte për në Madrid,

Një kliente zbuloi se ishte pengesa e dytë në udhëtimin e saj me EasyJet pasi linja ajrore kishte humbur tashmë bagazhin e saj.

Kompania EasyJet u detyrua të gjejnë një avion zëvendësues për udhëtarët të cilët janë vonuar për më shumë se katër orë.

Ndërsa siç raporton ‘The Sun’, fluturimi i aeroplanit KLM në Madrid është shtyer për gati tre orë, edhe pse nuk ishte e qartë nëse përdoret i njëjti aeroplan. Përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar. Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha se siguria e udhëtarëve dhe ekuipazhit është prioritet dhe një hetim është nisur në përputhje me procedurën.