Rreziku nga helmimi me ushqim, IKShPK apel qytetarëve të Kosovës për kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes se ku po ushqehen.

Sipas Instutit, duhet pasur kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit sepse mund të jemi pre e helmimit me ushqim.

“Mos hani kudo!”, është porosia e Institutit për qytetarët e Kosovës.

“Pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve!”, thekson tutje në apel IKShPK.

Një apel të ngjashëm Instituti e ka bërë edhe para pak ditësh.

Kjo është porosia e plotë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike:

“Qytetarë të nderuar!

Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Kujdes! Mund të jeni pre e helmimeve me ushqim!

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!”.