Komuna e Prizrenit - Foto: KALLXO.com

Rreziku nga ariu mbledh drejtorët e Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit sot është mbledhur për të diskutuar për rrezikun që është shfaqur kohëve të fundit në fshatin Pouskë të Prizrenit nga një ari.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu ka qenë temë diskutimi sot në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Shoqatës “Sharri”, Shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës.

“Komuna e Prizrenit është duke e trajtuar këtë rast dhe është duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi, konform ligjeve në fuqi, në mënyrë që mos të ketë përsëritje të rasteve të tilla edhe në të ardhmen. Në këtë takim u qartësua gjithashtu se video incizimet e shfaqura në portale të sulmit të ariut në bagëti, nuk kanë qenë të rastit të njëjtë”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prizrenit.