
Vrasja ne Lipjan 01 foto KALLXOcom
Rrethanat e vrasjes në Lipjan, dyshohet se pati grabitje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth rastit të vrasjes që ka ndodhur në Lipjan.
Komandanti i stacionit policor në Lipjan, Driton Imeri, tha se rreth orës 20:10 kanë pranuar një informatë se personi që punonte në lokal nuk po lajmërohej në telefon.
“Për 3 minuta kemi ardhur në vendin e ngjarjes. Bashkë me sigurimin e kemi hapur derën me forcë. Prapa shankut e kemi gjetur personin pa shenja jete. Viktima është i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar”, tha komandanti Driton Imeri.
Ndërsa, prokurori kujdestar, Armend Hamiti, tha se sapo kanë marrë informatën menjëherë bashkë me Mjekësinë Ligjore dhe Forenzikën kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Prokurori tha se kemi të bëjmë me vdekje të dhunshme.
Sipas prokurorit Hamiti, rasti po trajtohet si grabitje me pasojë vdekjen.
Ai tha se Policia është duke u përpjekur ta identifikojë personin që shihet në kamera.
Kallxo.com raportoi më herët për rastin, i cili ka ndodhur në një lokal në rr. “Bajram Gashi”, në Lipjan.
https://kallxo.com/nje-i-vrare-ne-nje-lokal-ne-lipjan/