Rreth 70% e familjeve kosovare me 'xhepa të cekët' për n‘deti

Sa herë vijnë ditët e verës dhe pushimit, ku zyrtarët i bëjnë planet për të shkuar në det, madje duke mos kursyer edhe asetet publike, një planifikim për pushim, as për një javë të vetme, nuk bëhet nga rreth 70 për qind të familjeve në Kosovë.

Rreth 70 përqind e familjeve në Kosovë një javë pushimi është e pa përballueshme.

“30.5% e ekonomive familjare në Kosovë janë deklaruar se mund të përballojnë shpenzimet e një jave pushimi, larg shtëpisë, duke përfshirë qëndrimin në një shtëpi tjetër (shtëpi vikendi), apartament ose tek miqtë ose të afërmit, përderisa për 69.5% të ekonomive familjare është i papërballueshëm një shpenzim i tillë”, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës – ASK.

Ekonomia familjare përfshinë të gjithë personat që jetojnë në një shtëpi, apo banesë të përbashkët dhe që kanë të përbashkëta mjetet kryesore të jetesës.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raportit-anketës,  “Rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës 2018”.

Sipas ASK-së, Anketa e të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës (AAKJ) mbulon të gjitha Ekonomitë Familjare në territorin e Republikës së Kosovës pavarësisht nga madhësia e tyre ose karakteristikat socio-ekonomike. Anketa e të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës (AAKJ) në vitin 2018 përfshinë një mostër prej 4,500 ekonomi familjare.

Ndryshe nga këto familje, në muajin prill të vitit të kaluar eshtë parë një veturë zyrtare në bregdetin shqiptar.

Në vikendin e parë të muajit maj 2019, është parë veturë tjetër zyrtare duke kaluar kufirin me Shqipërinë duke shkuar për pushime.