Foto: Reuters/REL

Rreth 50,000 Njerëz Ikin Nga Guta Dhe Afrini në Siri

Rreth 50,000 njerëz kanë ikur nga dy ofensiva në Siri në ditët e fundit, thanë aktivistët.

Së paku 20,000 veta kanë lënë Gutan Lindore, pranë Damaskut, ku forcat ruse po ndihmojnë forcat siriane të rikthejnë zonën nga kontrolli i rebelëve.

Pjesa tjetër ka ikur nga qyteti Afrin, ku Turqia lufton milicinë kurde, të mbështetur nga SHBA-ja, të cilën e konsideron grup terrorist.

Aktivistët thanë se dhjetëra njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore të premten.

Shtatë vjet të luftës civile kanë detyruar afro 12 milionë sirianë të ikin nga shtëpitë e tyre.