Monedha euro - Foto: REL/AP

Rreth 28 mijë euro gjoba bizneseve pas raportimeve në KALLXO.com

27 mijë  e 975 euro është shuma  e gjobave të cilat Administrata Tatimore e Kosovës i ka shqiptuar pas trajtimit të rasteve të cilat janë raportuar në platformën KALLXO.com.

Këto gjoba janë nga rastet e trajtuara gjatë muajve janar – mars 2019.

Gjatë kësaj periudhe me kërkesë të KALLXO.com, Administrata Tatimore e Kosovës ka inspektuar 17 biznese duke përshirë, lojëra të fatit, restorantekompani të autobusëve dhe kurse të gjuhëve, pas kontrollit të të cilave ka shqiptuar 20 gjoba.

Kërkesat e KALLXO.com u dërguan në ATK, pas raportimit nga qytetarët se në disa biznese kishte parregullsi dhe shmangje tatimore.

Vetëm në sektorin e lojërave të fatit gjatë këtyre tre muajve janë shqiptuar 9 gjoba të cilat arrijnë vlerën e 21 mijë eurove, ku përpos gjobave janë konfiskuar edhe 6 automate të lojërave të fatit si dhe janë mbyllur disa bastore në komunat e Fushë KosovësGjilanit dhe Deçanit, të cilat nuk ishin të licencuara nga ATK-ja.

Një muaj më parë në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u shfaqën pamjet e aksionit të ATK-së, kundër kompanive të autobusëve në Gjilan për të cilat pretendohej se nuk lëshonin kuponë fiskal për udhëtarë.

KALLXO.com inkurajon qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë të gjitha rastet në të cilat hasin  parregullsi, me qëllim që të luftohet korrupsioni, evazioni fiskal dhe ekonomia joformale.