Rreth 24 mijë pacientë u operuan gjatë 2019-ës në QKUK

Të dhënat statistikore për shëndetësinë nga ASK bëjnë të ditur se në vitin e kaluar u operuan mbi 23 mijë e 900 pacientë.

“Gjatë vitit 2019, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë qenë 487,238.00 ditë shërimi, me 78,662.00 pacientë të shtrirë, ku 23,905.00 prej tyre janë operuar. Gjithashtu, janë realizuar rreth 306,919.00 vizita diagnostike për pacientë; 596,632.00 vizita ambulantore; 463,924.00 shërbime laboratorike; dhe 582,617.00 shërbime të veçanta”, thuhet në komunikatë

Ndërsa në vitin 2018-të,  në QKUK kanë qenë 465,488.00 ditë shërimi me 78,791.00 pacientë të shtrirë, ku  22,715.00 prej tyre janë operuar. Gjithashtu, janë realizuar rreth 352,377.00 vizita diagnostike për pacientë; 515,033.00 vizita ambulantore; 2,930,787.00 shërbime laboratorike dhe 551,036.00 shërbime të veçanta.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin raportit statistikor “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2019 si dhe të dhënat nga raporti i një viti më parë.