Rreth 1,200 tiketa trafiku për 24 orë

1 mijë e 191 është numri i tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të kaluara.

Gjithsej janë shkaktuar 35 aksidente, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet.

15 aksidente u shënuan me të lënduar, kurse 20 sosh pa të lënduar.

Janë arrestuar 19 persona, 7 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është dërguar në vuajtje të dënimit.