Pamje nga Kaçaniku | Foto: KALLXO.com

Rrëshqitja e Dheut Mbyll Rrugën Prishtinë- Shkup

Rruga Prishtinë- Shkup është mbyllur tërësisht për qarkullim pasi rrëshqitja e dheut në Grykën e Kaçanikut e ka bërë atë të pakalueshme.

Ministria  Infrastrukturës konfirmoi se se për shkak të reshjeve të shiut, në rrugën N2 – Prishtinë-Hani i Elezit, në Grykën e Kaçanikut janë shkaktuar rrëshqitje të dheut,  kështu që kjo pjesë e rrugës është mbyllur tërësisht dhe aktualisht është e pakalueshme.

“Rruga është bllokuar në pjesën te muri mbrojtës, ku kohë më parë pati intervenuar KFOR-i. Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është duke punuar dhe duke bërë përpjekje për ta liruar sa më parë pjesën e bllokuar të rrugës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë e cila kërkon “mirëkuptim” nga ana e qytetarëve deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar.

Foto: Facebook
Foto: Facebook