Rrënonte shtëpinë e vjetër, deçanasi gjen mjet shpërthyes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Mehmet Uka” në Deçan dje rreth orës 10:00 një qytetar ka raportuar se ka gjetur mjet shpërthyes në shtëpinë e tij.

Sipas raportit, ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke e rrënuar një shtëpi të vjetër ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

“Njësiti i deminimit i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar, çdo gjë ka shkuar në rregull”, njofton Policia.