????????????????????????????????????

Rrënohet ‘Al Petrol’ në Veternik (FOTO)

Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës filloi rrënimin e pikës së karburantit ‘Al Petrol’ në lagjen Veternik.

Sipas njoftimit të ministrisë, kjo pompë ishte e ndërtuar në pronë publike duke u bërë kështu pengesë në zgjerimin e segmentit të parë të rrugës N25.2.

Ata thanë se ky aksion për rrënim u ndërmor pas afatit të dhënë prej një muaji për rrënim vullnetar, por që nuk ka ndodhur nga kompania.

“Rrënimi filloi nga kompania e kontraktuar dhe nën mbikëqyrjen e inspektorëve të MI-së, por pronarët dhe menaxhmenti i kësaj kompanie janë zotuar se brenda 48 orëve do ta rrënojnë pjesën e mbetur të objektit. Ky afat shtesë i rrënimit është dhënë për shkak të specifikave të objektit dhe evitimit të ndonjë dëmi të mundshëm”,thuhet në njoftim.

????????????????????????????????????