VIDEO- Rrenat e Presidentit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u bë protagonist i dy rrenave lidhur me punësimet dhe investimet. Të dy zotimet, ai i kishte bërë gjatë kohës sa ishte kryeministër dhe zv.kryeministër.

Nëpër rrjete sociale e në media, Thaçi ishte krekosur me projektin për resortin dimëror ‘Brezovica’ që sipas tij do të sillte mijëra vende pune dhe profit material.

Mirëpo, kjo nuk rezultoi të jetë e vërtetë pasi ky projekt dështoi.

Rrena tjetër që pruri shpresa të rreme nga Presidenti Thaçi ishte premtimi i tij në kohën e garës së tij politike për punësime deri në 200 mijë vetë.

Figura unitare’ nuk ishte i saktë as sa i përket zotimeve të bëra për formimin e ushtrisë.

Që nga fillimi i vitit të kaluar KRYPOMETRI, një verifikues faktesh i certifikuar faktesh i njohur ndërkombëtarisht, ka detektuar gënjeshtrat e bëra zyrtarët publik.

Krypometri është verifikuesi i parë dhe i vetmi i fakteve në Kosovë, i cili u bë pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar për Vërtetimin e Fakteve (IFCN).

Krypometri ka vazhduar matjen e deklaratave të zyrtarëve publikë edhe këtë vit dhe rrenat apo të vërtetat e tyre mund ti gjeni këtu.