Foto: Ilustrim
Rrëmbim për Shkak të një Borxhi
Një rast i rrëmbimit të një personi ka ndodhur dje pasdite në rr. “Ukë Bytyqi”, në Prizren.
Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin, i cili për shkak të një borxhi prej 1,500 euro (pagesë për substanca narkotike), e ka rrëmbyer viktimën duke e futur në veturë.
Mirëpo, viktima kishte arritur që të ikë nga vetura dhe ka raportuar rastin.
Viktima gjatë intervistimit ka deklaruar se i ka borxh të dyshuarit vlerën e cekur për substanca narkotike marihuanë.
Ndaj viktimës është hapur rasti nga njësitet e Drejtorisë së Hetimeve të Trafikimit me Narkotik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia njofton se edhe viktima e këtij rasti është arrestuar pasi që gjatë intervistës në rolin e viktimës në rastin rrëmbim ai ka deklaruar se posedon substanca narkotike të llojit marihuanë.
Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Suharekë kanë gjetur dhe konfiskuar në dy qese plastike 210.05 gramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë, si dhe 64-qese plastike të dizajnuara për paketim të substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.