Nizafete Pozhegu. Foto: Kallxo.com

Rrëfimi për Pacienten që Thotë se u Paralizua Pas Operimit

66 vjeçarja Nizafete Pozhegu në mars të vitit të kaluar ishte shtrirë në spitalin regjionaltë Gjakovës “Isa Grezda” pasi që dyshohej se kishte probleme me tëmthin.

Ajo tregon se ishte shtrirë në repartin e kirurgjisë në spitalin “Isa Grezda” ku filloi trajtimin me barna por kishte dyshime se mund të ketë edhe probleme me veshka.

Djali i saj, Lirimi, thotë se atë e kishte vizituar një urolog në këtë spital i cili kishte propozuar të bëhet një diagnostikim më i thellë i veshkave në Radiologjinë e Spitalit të Gjakovës.

Por pasi që një diagnostifikim i tillë nuk ishte e mundur të bëhej në spitalin publik, doktori më pas i kishte propozuar të shkojë në spitalin privat “MIM”.

Pozhegu thotë se nëna e tij është operuar pa qenë në dijeni për procedurën, pa nënshkruar për operimin dhe pa ditur familjarët se po i nënshtrohet një procesi të tillë.

Pas operimit ai thotë se gjendja e nënës së tij vetëm sa është përkeqësuar dhe se pak javë më pas ajo ka përfunduar e paralizuar duke mos qenë në gjendje të ecë as për të kryer nevojat e saj.

Përfaqësues të spitalit MIM nuk kanë qenë në gjendje të komentojnë për emisioonin “Jeta në Kosovë” në asnjë nga akuzat e bëra nga familjarët e Nizafete Pozhegut.

Hulumtimi i emisionit “Jeta në Kosovë” kishte nisur në janar të këtij viti dhe pak javë pas interesimit të ekipit të emisionit, Inspektorati i Shëndetësisë e ka suspenduar licencën ndaj një spitali në Gjakovë që dyshohet të jetë përfshirë në këtë rast.

Deklaratën e Lirim Pozhegut për rastin e nënës së tij mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: