Rrëfimi për kërcënimin e ISIS për kryeministrin Haradinaj

Reportazhi sjell detaje për të riun nga Bajinca e Drenasit i cili është arrestuar me dyshimin se ka kërcënuar në rrjetet sociale kryeministrin Ramush Haradinaj.

Reportazhi sjell rrëfime të mësuesve e bashkëfshatarëve të të arrestuarit ndërsa pasqyron një analizë të problemeve të sistemit të trajtimit të personave të arrestuar si të dyshuar për nxitje të veprave të terrorizmit.

Hulumtimi tregon se Komunat, Drenasi, Vushtrria e Mitrovica nuk kanë planë adekuate për të trajtuar të rikthyerit apo të dënuarit për terrorizëm.

Emisioni sjell, intervista me dy avokat që mbrojnë dy persona të cilët po hetohen e akuzohen për video e fotografi propaganduese në rrjete sociale.

Sa ishte në dijeni qytetari i Drenasit që fotografia e publikuar nga vetë ai dhe e cila përmbante mesazh kërcënues për Kryeministrin Haradinaj do ta vendose pas grilave.

Hulumtimi gjithashtu sjell dëshmi se në shkolla nuk ka planprograme të caktuara për të vetëdijësuar nxënësit për përdorimin e rrjeteve sociale.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe Live në facebook të KALLXO.com dhe Gjirafa Video.