Rrëfimi për biznesin e tokave

Në pjesën e dytë të hulumtimit “Biznesi i Bombave”, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin për veprimet e Prokurorisë së Shtetit pas deklaratave të Artan Avdullahut për bombat në Prishtinë.

Hulumtimi zbardh vendimin e Prokurorisë për t’i nisur hetime në këtë rast e po ashtu detaje të reja për privatizimin e tokave në Milloshevë të Obiliqit.

Në një intervistë të gjatë, Bashkim Krasniqi, njeriu që ishte vënë në krye të privatizimit tregon për paratë që iu kërkuan pasi privatizoi ndërmarrjen.

Ai sqaron lidhjet me njerëzit e tjerë të grupit duke thënë se është gjatë tërë kohës i shantazhuar.

Në rrëfime të tjera, Hajrullah Kryeziu tregon për kontratat dhe paratë që qarkulluan ndërsa Zelqif Braka flet për takimin ku mijëra euro u dorëzuan te njerëzit e lidhur me politikën.

Në bisedën ekskluzive, ish shoferi i Hashim Thaçit, Bashkim Demaj, rrëfen për paratë që u dorëzuan në prani të tij për të negociuar blerësit.