Rrëfimi në Lot i Zjarrfikësit të Lënduar në Gjakovë

Me sytë e mbushur lot zjarrfikësi Xhavit Gashi, i lënduar gjatë intervenimit në shuarjen e zjarrit të mbrëmshëm në Gjakovë rrëfen për incidentin dhe përmasat e zjarrit që kishte kapluar një restoran në këtë qytet.

Zjarrfikësi me përvojë përshkruan zjarrin si njërin nga zjarret më të mëdha në Gjakovë në të cilin atij është dashur të intervenojë duke nënvizuar se për herë të parë brigada e tij është obliguar që të kërkojë ndihmë nga Prizreni Peja e Rahoveci për t’u përballur me flakët.

Lufta me zjarrin kishte nisur menjëherë pas alarmit ndërsa në dispozicion ishin vënë të gjitha mjetet e zjarrfikësve të Gjakovës.

“Për 15 minuta të gjithë kolegët kemi qenë në vendin e ngjarjes dhe kemi nisur aksionin për të vënë zjarrin nënë kontroll”, rrëfen Gashi për KALLXO.com.

Puna e Gashit dhe kolegut tjetër të tijtë lënduar, Ibrahimit, ishte vënia nënë kontroll e zjarrit në çatinë e restorantit.

Por, siç rrëfen Gashi, intervenimi u ndërpre nga një shpërthim gjigand.

“Nuk mundem ta parashikoj veç kur e kom nji një detonim nga zjarri dhe gjithë pullazi i restorantit ka ra, shtypja e ajrit na ka dërguar larg mbi 10-15”, thotë ai përderisa qëndron i shtrirë në spitalin e Gjakovës.

Shpërthimi i cili shkatërroi çatinë, ua bllokoj dyert dy zjarrfikësve të cilët, sipas Gashit, ishinnë rrezik të digjeshin të ngujuar.

“Dyert na u kanë bllokuar dhe kemi mbetur të shtrirë në tokë. Ka qenë intervenimi i qytetarit Vëllaznim Pordimja që na ka shpëtuar jetën”, thotë ai.

Zjarrfikësi përlotet kur përshëndetë kolegët dhe pret shërim të shpejtë pasi mjekët i kanë thënë se plagët e marra nuk janë të rënda.

Në zjarrin i cili kaploi restorantin “Kalaja” në Gjakovë i lënduar lehtë ka mbetur edhe zjarrfikësi tjetër Ibrahim Gashi i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në shtëpi.