Njësi speciale të policisë së Kosovës | Foto: KALLXO.com

Rrëfimi i Xhafer Shkodrës gruan e vrava "pahiri"

Xhafer Shkodra nuk e pranoi fajësinë për vrasjen e gruas, në seancën e shqyrtimit fillestar në Gjykatën e Gjakovës.

Ai tha se nuk ka pasur për qëllim që ta vras gruan e tij dhe se e njëjta është vrarë “pahiri”.

“Arma ka qenë e gruas sime dhe nuk kam gjuajtur asnjëherë në jetën time me armë”, tha i akuzuari.

FOTO NGA SEANCA 19.12.2018

Aktakuza e Prokurorisë, e rëndon Xhafer Shkodrën për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe për armëmbajtje pa leje.

Xhafer Shkodra u soll i prangosur në seancën e gjykimit të udhëhequr nga gjyqtari Nikollë Komani.

I njëjti gjendet në paraburgim që nga data 20 gusht 2018.

Sipas aktakuzës, me 19 gusht të këtij viti, për shkaqe ende të panjohura derisa i pandehuri Xhafer Shkodra dhe ish-bashkëshortja e tij Rabe ishin duke qëndruar në ballkonin e shtëpisë së tyre, i njëjti me një gjuajtje në gjoks në afërsi të drejtpërdrejtë e privon nga jeta tani të ndjerën.

Aktakuza thotë se i pandehuri Xhafer Shkodra, pas këtij momenti menjëherë është larguar ndërsa fëmijët e kishin dërguar nënën e tyre në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Kallxo.com kishte raportuar për këtë rast.

https://kallxo.com/vrasja-ne-gjakove-burri-i-deklaron-ne-polici-se-gruaja-e-kishte-armen-ne-dore/

Për këtë rast në kërkesën për caktimin e paraburgimit është thënë se i pandehuri dyshohet se kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij Rabe Shkodra e moshës 61 vjeçare, si pasojë e një fjalosje të çastit që i pandehuri kishte pasur me tani të ndjerën.

Ndërkaq komandanti i Policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj kishte thënë se dyshimet e para janë se incidenti është shkaktuar nga burri i saj dhe se janë vetëm dyshime për vrasje aksidentale.

https://kallxo.com/ekskluzive-prokuroria-rrezon-tezen-e-policise-se-vrasja-61-vjecares-ne-gjakove-ishte-aksidentale/

Ndërsa dy ditë pas vrasjes së 61 vjeçares në Gjakovë, Prokuroria kishte ka ndërruar qasje sa i përket kualifikimit të ngjarjes, duke e ri-kualifikuar si “vrasje e rëndë”.

Si rrjedhojë, pas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Xhafer Shkodra, gjyqtari i procedurës paraprake Shaqir Zika, kishte caktuar masën e sigurisë prej një muaji.

Sipas deklaratave të familjarëve respektivisht fëmijëve të tyre bashkëshortët kanë jetuar në harmoni dhe nuk kanë pasur probleme në mes vete dhe dyshimet e tyre janë se rasti ka qenë aksidental dhe se nëna e tyre në atë moment ka qenë duke e pastruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Bashkëshorti i viktimës ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë është arrestuar nga policia në lagjen e tij dhe bazuar në deklaratën e tij viktima kishte pasur armën në dorë të cilën ishte duke e pastruar dhe aksidentalisht i ka shkrepur.

https://kallxo.com/vrasja-e-gruas-hetimet-e-prokurorise-zbardhin-vrasje-ne-rastin-qe-policia-e-quajti-aksident/

.